Në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe organet lokale (Ekipi për Situata Emergjente në Komunën e Ulqinit), Qendra Shëndetësore Ulqin ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të cilët janë angazhuar për ditë të tëra në shuarjen e zjarreve në territorin e komunës sonë, mbrojtje të drejtëpërdrejtë dhe adekuate shëndetësore.

Menjëherë pas shpërthimit të zjarreve, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Ulqin kanë qenë në gatishmëri të plotë, me personel të plotë mjekësor dhe jo-mjekësor, të gatshëm të ofrojnë ndihmën e nevojshme në terren dhe në objektet shëndetësore për zjarrfikësit, pjesëtarët e shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, policisë, ushtrisë, si dhe qytetarët dhe turistët që kanë pësuar pasojat shëndetësore si rezultat i ekspozimit ndaj tymit dhe temperaturave të larta.

 

Në koordinim me komandantin e Njësisë Zjarrfikëse Ulqin, është vendosur që të shtunën, më 16 gusht, në ambientet e Qendrës Shëndetësore Ulqin të organizohen kontrolle jashtëzakonisht sistematike për të gjithë zjarrfikësit që kanë marrë pjesë ose marrin pjesë në shuarjen e zjarreve këto ditë. Kontrolli do të përfshijë:
• vlerësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore,
• matjen e parametrave vitalë,
• analiza laboratorike,
• dhe, sipas nevojës, procedura të tjera diagnostikuese.

Qendra Shëndetësore Ulqin, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka siguruar gjithashtu mundësinë e infuzioneve me vitamina dhe terapi të tjera për rikuperimin e organizmit pas përpjekjes së shumëditshme. Të gjithë pjesëmarrësve në shuarjen e zjarreve u ofrohet gjithashtu mbështetje psikologjike dhe psikiatrike, si dhe kontrolle tek psikiatri dhe psikologu, pa nevojë për u.d., termin apo pagesë shtesë, në përputhje me të drejtat nga sigurimi shëndetësor dhe organizimin e veçantë në situata emergjente.

Sistemi shëndetësor i komunës sonë mbetet në dispozicion të plotë për zjarrfikësit, qytetarët dhe turistët në të gjitha zonat e prekur. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit të të gjithë atyre që janë vënë pa rezerva në shërbim të shpëtimit të jetëve dhe pasurisë, si dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo situatë emergjente.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Ulqin
Dr Kreshnik Mustafa