
Në shenjë solidariteti dhe mirënjohjeje për njerëzit që, edhe në ditët më të vështira, janë në vijën e parë për të mbrojtur qytetin dhe qytetarët tanë.
Sot në mëngjes, pas një nate pa gjumë, orësh të gjata në terren dhe lodhjeje të madhe, disa prej zjarrfikësve tanë morën shërbimin e nevojshëm në Shtëpinë e Shëndetit Ulqin.

