Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, znj. Pepiq dhe z. Seljmanović, të cilët erdhën për t’u njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë për këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin tonë.
Objekti i ri, me sipërfaqe mbi 430 m², do t’i shërbejë shërbimeve të terapisë fizikale dhe radiologjisë, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët e Ulqinit.
Falënderim i veçantë për Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në drejtim të modernizimit të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Punimet po zhvillohen sipas planit, me përkushtim dhe entuziazëm nga ekipi ynë — hap pas hapi po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë!



