Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Shtëpisë së Shëndetit Ulqin dhe Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit
Ulqin, 12 nëntor 2025.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Ulqin,
dr Kreshnik Mustafa, i shoqëruar nga zëvendësdrejtori Nail Rexha dhe
dr. spec. Jasmin Hodžiq -përgjegjës i mjekësisë familjare, sot me kënaqësi, në kuadër të një vizite kthimi, priten në ambientet e Shtëpisë së Shëndetit Ulqin drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit, dr Miroslav Knežević.
Qëllimi i takimit ishte forcimi dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet Shtëpisë së Shëndetit Ulqin dhe Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit, duke pasur parasysh se spitali në Tivar ofron shërbime shëndetësore edhe për qytetarët e komunës së Ulqinit.
Gjatë takimit u diskutua për mënyra konkrete të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Ulqinit.
Dr Knežević shprehu mbështetje të plotë në të gjitha segmentet — si në fushën e stafit profesional, ashtu edhe në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për komunitetin e Ulqinit.
Takime të tilla do të organizohen më shpesh në periudhën e ardhshme, me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe përmirësimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.