Njoftim për pacientët
Shtëpia e Shëndetit Ulqin ka përmirësuar dhe rikonstruktuar Info-punktin, duke e bërë më modern, funksional dhe efikas. Tani janë vendosur ekranet display, ku pacientët mund të shohin orarin e mjekëve dhe informacione të tjera të dobishme gjatë marrjes së shërbimeve.
Një falënderim i veçantë shkon për z. Enver Muça, pronarin e Vero AL, për kontributin dhe donacionin e tij të çmuar, që mundësoi rregullimin dhe funksionimin e Info-punktit.
Përkrahja e tij është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit mes biznesit dhe shëndetësisë publike.




