NJOFTIM
Ju njoftojmë se në ambientet e Qendrës së Shëndetesore Ulqin, që nga 20.11.2025, kanë filluar kontrollet sistematike dhe vaksinimi i fëmijëve të moshës shkollore.
Dërgimin e nxënësve e organizojnë shkollat, të cilat i informojnë me kohë prindërit/kujdestarët për terminët e kontrollit dhe vaksinimit.
Vaksinimi kryhet vetëm në prani të prindit/kujdestarit.
Termini i vaksinimit: 08:00 – 12:00 në ambientet e Qendrës së Shëndetesore Ulqin.
Rekomandime para dhe gjatë vaksinimit
• Nxënësi/ja duhet të ketë konsumuar një vakt të lehtë para ardhjes në kontroll dhe vaksinim.
• Duhet të njoftohen të gjitha alergjitë e mundshme ndaj ushqimeve, barnave ose vaksinave.
• Nxënësi/ja duhet të veshë rroba të rehatshme që mundësojnë lehtësisht zbulimin e shpatullës.
• Vaksinimi kryhet vetëm ndërsa nxënësi/ja është ulur.
• Kontrolli dhe vaksinimi zhvillohen në Qendrën e Shëndetit, duke sjellë me vete librezën shëndetësore ose një dokument tjetër personal me numrin amë të nxënësit.
• Prania e prindit/kujdestarit është e detyrueshme.
• Pas vaksinimit, nxënësit duhet të qëndrojnë në objektin shëndetësor të paktën 15 minuta për regjistrim dhe vëzhgim.
Jeta dhe shëndeti i të rinjve janë vlera më e madhe që duhet ruajtur.
Imunizimi i rregullt është një nga mënyrat më të sigurta për mbrojtje nga sëmundjet që mund të lënë pasoja të përhershme.
Edhe pse përfitimet e masave parandaluese nuk vërehen menjëherë, forca e tyre më e madhe qëndron në faktin se ato ofrojnë mbrojtje të qëndrueshme dhe të heshtur — sëmundja nuk shfaqet sepse është parandaluar.

