Shtëpia e Shëndetit Ulqin njofton se në Repartin e Pediatrisë do të organizohet vaksinimi i jashtëzakonshëm i fëmijëve më datat:
-
23.08.2025
-
24.08.2025
-
30.08.2025
-
31.08.2025
Orari: 08:00 – 14:00
Ju rikujtojmë se për marrjen e vërtetimeve për regjistrimin e fëmijëve në kopsht dhe në klasën e parë, është i domosdoshëm vaksinimi i rregullt sipas kalendarit të imunizimit.
Prandaj, ftohen të gjithë prindërit e fëmijëve që ende nuk i kanë marrë të gjitha vaksinat e nevojshme, të paraqiten në Repartin e Pediatrisë, si në oraret e mësipërme, ashtu edhe gjatë ditëve të zakonshme të javës.
U bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.

