Ky shërbim është organizuar me qëllim që të ofrojë:
• ambient më të qetë dhe të sigurt për fëmijët,
• pritje më të shkurtër pa ekspozim në radhë të gjata,
• kujdes dhe qasje të individualizuar nga personeli shëndetësor.

Ftojmë prindërit dhe kujdestarët që të respektojnë këtë orar të caktuar dhe të paraqiten te personeli i laboratorit gjatë ardhjes.

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni Shtëpinë e Shëndetit ose Laboratorin përkatës.